Zëdhënësi i Policisë: Radari automatik, i instaluar në flotën e re të mjeteve

12 Maj 2022 | 08:20

“Policia e Shtetit është pajisur javën e fundit me një flotë të re prej 10 automjetesh inteligjente, ku kanë të instaluar radar automatik.”

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”.

Mullai u shpreh se radari automatik mund të evidentojë shkeljet edhe nëse automjeti i policisë është në lëvizje.

Sipas tij, radari mundëson edhe leximin automatik të targave për automjetet që kanë gjoba të papaguara apo për një seri shkeljesh të kryera.

“Falë një flote të re të automjeteve që na ka ardhur në javën e fundit në përdorim të Policisë së Shtetit, kemi organizuar shërbime me makina civile të cilat janë të pajisura me radar automatik. Makina është në lëvizje dhe radari të konstaton shpejtësinë me lexues automatik të targave, për të gjitha automjetet që kanë gjoba të papaguara apo për largim nga vendi i aksidentit. Pra, për shumë shkelje që ato kanë. Kemi makinën inteligjente poliscan që është një ndohmë shumë e madhe për ne.”

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026