Zëdhënësi i Shërbimit Sekret: Para kokainës në Shtëpinë e Bardhë u gjet marijuanë

14 Korrik 2023 | 14:39

Disa muaj para se të gjenin kokainë në Shtëpinë e Bardhë, Shërbimi Sekret kishte gjetur dy herë marijuanë, konfirmoi një zëdhënës për Neë York Post.

“Sipas Departamentit të Shërbimit Sekret, sasi të vogla marijuane u gjetën në dy raste në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2022  qershor dhe shtator në një pikë kontrolli. Askush nuk u arrestua në këto incidente sepse shuma e sekuestruar ishte aq e vogël sa nuk plotësonte pragun ligjor për akuzat për kundërvajtje federale ose penale në Uashington” tha zëdhënësi në kushte anonimiteti.

Zyrtarët e shërbimit të sigurisë gjithashtu i kishin raportuar dy incidentet anëtarëve të Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve gjatë një konference me dyer të mbyllura.

Ndërkohë pak javë më parë kokaina u gjet në Shtëpinë e Bardhë, në një zonë pune në Ëest Ëing duke nxitur evakuimin e rezidencës presidenciale.

Në pyetjen vendimtare se si u gjet kokaina në Shtëpinë e Bardhë, Shërbimi Sekret pranon se, pavarësisht një hetimi të plotë, ata nuk kanë arritur në një përfundim.

Qindra njerëz kishin akses në vendin ku u gjet substanca, por ADN-ja që ata morën nuk ishte e mjaftueshme për hetimin, thanë ata.

Një burim me dijeni për këtë çështje tha për mediat e huaja se hipoteza kryesore e hetuesve është se kokaina është lënë aty nga një vizitor.

Thashethemet janë shfrenuar, me kritikët e administratës Biden që pretendojnë se kokaina i përkiste djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter.

Megjithatë, kur u gjet kokaina, Biden dhe djali i tij nuk ishin të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana e tij, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur besimin se inteligjenca amerikane e di se kush e la kokainën në Shtëpinë e Bardhë në korrik.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026