Zef Hila pas marrjes në pyetje nga SPAK: Dhashë shpjegime për një çështje
Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila është paraqitur mëngjesin e së enjtes në zyrat e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Pas marrjes në pyetje nga SPAK, Hila është shprehur për gazetarët: “Dhashë shpjegime për një çështje nën hetim, në cilesinë e personit që kam dijeni”.
Por kjo nuk është hera e parë që deputeti shkon në instucionin e drejtësisë. Ai u paraqit në SPAK edhe në 21 shtator të këtij viti.
Politikanët dhe zyrtarët e lartë të thirrur muajt e fundit në SPAK:
Më herët është paraqitur në SPAK ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli për çështjen “Partizani”. Gjithashtu është thirrur në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.
Për këtë çështje është thirrur në SPAK edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Pranë organit të akuzës ka qenë edhe deputeti demokrat Xhelal Mziu. Ai është thirrur në SPAK për të dhënë deklarimet e tij lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit. Kryebashkiaku aktual kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre, pasi sipas tij dyshohet të ketë favorizuar subjekte private.
Po më 25 korrik, edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ishte në zyrat e Strukturës së Posaçme.
Ai u shpreh pas dëshmisë në SPAK, se u pyet për një verifikim që nuk ka lidhje me insititucionin që drejton. Gonxhe nuk preferoi të jepte detaje nga çështja, por nënvizoi se është sekret shtetëror.
Më 28 qershor u paraqit në SPAK edhe ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 20:20 Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia siguron fitoren në minutat e fundit ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme
- 20:03 1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
- 19:54 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë