Zelenski mesazh në Parlamentin italian: Objektivi i Rusisë është Evropa
Presidenti Volodimir Zelenski u mirëprit me duartrokitje në parlamentin italian. Në një video-mesazh, Zelenski u shpreh se vendi i tij është në prag të mbijetesës.
Ai bëri thirrje për më shumë sanksione dhe presion ndaj Rusisë për të ndalur luftën. Sipas tij, qëllimi përfundimtar i agresionit është të shkatërrojë vlerat e evropianëve.
“Kjo është një luftë që Rusia e ka përgatitur për një kohë të gjatë. Ky person e ka përgatitur për një kohë të gjatë, për dekada. Duke fituar jashtëzakonisht shumë falë eksporteve të naftës dhe gazit, transferimi i këtyre parave shërben për përgatitjen e luftës dhe jo vetëm kundër Ukrainës, por objektivi i saj është Evropa… Ukraina është porta e Evropës për trupat ruse. Ata kanë hyrë, por barbaria nuk duhet të kalojë”, u shpreh Zelenski.
Kryeministri italian Mario Draghi tha se vendi i tij dëshiron të shohë Ukrainën në BE dhe se duhet t’i ofrojë ndihmë ushtarake për të ndalur masakrat. Para se t’i drejtohej Parlamentit italian, Zelenski bisedoi në telefon edhe me Papa Françeskun dhe kërkoi që Vatikani të ndërmjetësojë për të arritur paqen.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)