Zelenski propozon aleancë të re, i kërkon SHBA të bëjë më shumë
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka folur të mërkurën përpara Kongresit amerikan në një lidhje me video, teksa i ka kërkuar të bëjë më shumë duke përsëritur dhe kërkesën për ndalim-fluturimesh mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës i kërkoi Shteteve të Bashkuara të bëjnë më tepër gjatë “kohës më të errët” për vendin e tij.
“Në ditët më të zeza të vendit tonë, për gjithë Europën, ju bëj thirrje të bëni më shumë. Duhen më shumë paketa sanksionesh, vazhdimisht, çdo javë derisa makineria e ushtrisë rusë të ndalet”, tha Zelenski.
Zelenski foli dhe për mundësinë e krijimit të një aleance të re globale e cila do të mund t’i kundërpërgjigjej në mënyrë të drejtë konflikteve apo tragjedive natyrore.
“Ne propozojmë të krijojmë një union shtetesh të përgjegjshme që kanë forcën dhe vetëdijen për të ndalur konfliktet menjëherë dhe të japë ndihmën e duhur ditë natë, nëse nevoja e kërkon, edhe armë, sanksione, ndihma humanitare, mbështetje politike e financiare. Çdo gjë që duhet për të ruajtur në mënyrë të shpejtë paqen dhe për të shpëtuar botën e jetë njerëzish”, tha ai.
Ai shfaqi një video hipotetike ku tregohej se çfarë do të ndodhte nëse Rusia do të arrinte të pushtonte Ukrainë, duke e përmbyllur me frazën “Mbyllni qiellin mbi Ukrainë”.
“Europa nuk ka parë terror të tillë në 80 vite dhe po kërkojmë për një përgjigje nga bota. A është shumë të kërkosh për një zonë ndalim-fluturimi humanitare?”
Më pas ai iu drejtua në mënyrë të drejtpërdrejt presidentit amerikan Joe Biden.
“Unë dua që ju të jeni udhëheqësi i botës. Të jesh udhëheqësi i botës do të thotë të jesh udhëheqësi i paqes”, tha Zelenski.
Sipas tij, lufta po i mohon ukrainasve një të drejtë themelore atë të kalimit në jetën tjetër në momentin që ka ardhur koha, “e jo kur e vendos dikush tjetër, në këtë rast fqinji yt”.
Ai e përmbylli fjalën e tij duke i kërkuar të “luftojnë për të drejtën për të vdekur atëherë kur të jetë koha”.
“Paqja e një vendi nuk varet më vetëm nga vetë ai apo populli i tij. Varet nga ata pranë jush, nga ata që janë të fuqishëm. Të jesh i fortë nuk do të thotë të jesh i dobët. Të jesh i fortë do të thotë të jesh i guximshëm dhe gati të luftosh për jetën e qytetarëve të tu dhe qytetarëve të mbarë botës. Për të drejtat e njeriu, për lirinë, për të drejtën për një jetë të denjë dhe të vdesësh kur të vijë koha, dhe jo kur e dëshiron dikush tjetër, fqinji yt”.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:18 Astronomët gjejnë sheqer të fshehur në hapësirën midis yjeve
- 16:17 Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 16:12 Kryeministri Radev nga Parisi: Bullgaria nuk është pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të sjellë një ngjarje ndryshe, shumë më të fuqishme
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit