Zelenski: Rusia të largohet nga komuniteti ndërkombëtar nëse nuk dëshiron paqe

14 Prill 2022 | 08:14

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se Rusia duhet të largohet nga komuniteti ndërkombëtar, nëse nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje për paqe.

“Nëse Rusia nuk kërkon paqe, atëherë si rezultat i kësaj lufte do të duhet të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare”, tha Zelenski përmes një video mesazhi.

Lidhur me operacionet ushtarake të Rusisë në lindje dhe jug, ai tha: “I gjithë ky aktivitet i ethshëm i pushtuesve dëshmon për pasigurinë e tyre. Edhe pse me rezerva të mëdha ushtarake dhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh, trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të thyer Ukrainën”.

Ai përsëriti thirrjen e tij për një embargo totale të naftës ruse, shkruan BBC.

Zelenski shprehu mirënjohje për Presidentin amerikan Xho Bajden, pasi SHBA do të ofrojë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të së premtes në një kamp të ushtrisë britanike në Wiltshire, ku dy ushtarë janë...
19:31 | 24/07/2026

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026