Zelensky akuzon Putinin për sulme ndaj objekteve energjetike
Volodymyr Zelensky thotë se fjalët e Putinit janë shumë në kundërshtim me realitetin. Ai akuzon Rusinë për sulmin ndaj objekteve energjetike, pavarësisht premtimit të Putinit për të shmangur objektiva të tilla për 30 ditë.
Ministria ruse e mbrojtjes akuzon gjithashtu Ukrainën se ka vënë në shënjestër një nga objektet e saj të magazinimit të naftës, duke e quajtur atë një “provokim të qëllimshëm”.
Në një deklaratë të raportuar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti, ministria tha se Ukraina përdori tre dronë kundër objektit të përfshirë në pompimin e naftës përmes tubacionit Kaspik.
“Veprime të tilla nga regjimi i Kievit janë një provokim i qëllimshëm që synon të prishë nismat e paqes të Trumpit”, tha ministria.
Mw tej, minisria shtoi se forcat ruse kishin rrëzuar shtatë nga dronët e saj që synonin objektet energjetike në rajonin e Mykolayiv të Ukrainës, pasi morën urdhrin e Putinit për të ndaluar sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç