Zelensky apel Putinit për dialog
Në një video-mesazh të ri publikuar të premten, Presidenti Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë sërish thirrje për dialog homologut të tij rus Vladimir Putin.
“Dua t’i drejtohem sërish Presidentit të Federatës së Rusisë. Në gjithë Ukrainën po luftohet. Le të ulemi në tavolinën e negociatave për të ndaluar vdekjen e njerëzve”, tha Zelensky në gjuhën ruse.
Zelensky theksoi gjithashtu se sanksionet kundër Rusisë duhet të ishin më të ashpra.
“Europa ka forcën e duhur për ta ndalur agresionin. Çfarë të presim nga vendet europiane? Heqjen e vizave për rusët, largimi nga sistemi SËIFT, izolim të plotë të Rusisë, tërheqjen e ambasadorëve, embargo për naftën, mbylljen e hapësirës ajrore. Të gjitha këto duhet të ishin opsionet e vendosura në tryzë sot”, shtoi presidenti ukrainas.
“Dilni jashtë, dilni në shesh dhe kërkoni të marrë fund lufta. Është e drejta juaj. Bombat që bien në Kiev, po ndodhin në Europë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainë. Raketat që po vrasin popullin tonë, po i vrasin të gjithë europianët”.
“Thërrisni qeveritë tuaja që Ukraina të marrë më shumë, më shumë ndihma financiare dhe ushtarake sepse kjo është ndihma nga ju, për Europën”.
“Ky nuk është thjesht pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ky është fillimi i luftës në Europë”.
Sipas medias shtetërore të Kinës, edhe Rusia është e gatshme të dialogojë.
Nga ana tjetër, Putin tha se SHBA dhe NATO kanë “injoruar për një kohë të gjatë shqetësimin e arsyeshëm të Rusisë për sigurinë e saj” dhe se “përparimi i tyre ushtarak në frontin e lindjes” ka “sfiduar vijën e kuqe strategjike të Rusisë”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta