Zelensky: Guximi Rusisë, sinjal i qartë se sanksionet nuk janë të mjaftueshme
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka përsëritur mbrëmjen e së dielës kërkesën për masa më të ashpra kundër Rusisë.
“Guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme”, deklaroi Zelensky.
Përmes një video-mesazhi publikuar në rrjete sociale, presidenti i Ukrainës paralajmëroi se Rusia ka në plan një fushatë bombardimesh të vazhdueshme mbi gjithë territorin gjatë ditës së hënë.
Zelensky kritikoi liderët e Perëndimit se po qëndrojnë të heshtur.
“Nuk kam dëgjuar reagim ndaj këtij njoftimi nga asnjë lider botëror, nga asnjë politikan perëndimor. Mendoni për ndjenjën e mosndëshkimit që kanë pushtuesit: Ata po shpallin mizoritë që kanë planifikuar”, tha ai.
“Sonte është e Diela e Faljeve. Por ne nuk do t’i falim ata që bombarduan mbi shtëpitë. Ne nuk do të falim ata që qëlluan mbi civilë të paarmatosur. Dhe Zoti nuk do të falë. Dhe në vend të faljes, do të ketë një Ditë Gjykimi”, tha ai.
Ai ka shprehur mirënjohjen ndaj qytetarëve që kanë bërë rezistencë e po ashtu autoriteteve lokale të cilëve iu tha se “kanë shkëlqyer në mbrojtjen e komuniteteve të tyre”.
Zelensky gjithashtu dekoroi me çmimin e nderit “Qytet Heroik” disa qytete për rezistencën e tyre 11-ditore, përkatësisht Kharkivi, Chernihivi, Mariupoli, Khersoni, Gostomeli dhe Volnovakha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përditësime LIVE 6 mars: Rusia shënjestron centralin e tretë bërthamor
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 07:16 Kupa e Botës 2026/ Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në fazën çerekfinale
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës