Zelensky nderon me dekoratën më të lartë Ramën, nënshkruhen marrëveshjet e miqësisë

28 Shkurt 2024 | 10:43

Ka përfunduar takimi bilatarel mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Takimi u mbajt në ambientet e Kryeministrisë ku u finalizua me firmosjen e marrëveshjeve që forcojnë bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndëroi kryeministrin Edi Rama me dekoratën më të lartë “Urdhrin e Princit Jaroslav i Urti”. Ndërkohë që nga pamjet e pubklikuara nga kryeministria në nisje të vizitës, kryeministri Rama e priti Zelenskyn në zyrën e tij, ku i dhuroi një libër me punimet e tij artistike.

Pas përfundimit të takimeve bilaterale, delegacionet do të drejtohen në Pallatin e Kongreseve, punimet e të cilit fillojnë në orën 11:00.

Në Samit pjesëmarrës janë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici.

Samiti ka si qëllim solidaritetin e mëtejshëm të vendeve të Evropës Lindore, në mbështetje të Ukrainës dhe kundër agresionit rus.

Vendet pjesëmarrëse do të diskutojnë se si mund të punojnë së bashku dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë duke mbështetur Ukrainën.

Samiti do të mbyllet në orën 13:30 me një konferencë për shtyp mes Zelenskyt dhe Ramës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026