Zelensky në OKB: Okupatori rus duhet të kthehet në tokën e vet

19 Shtator 2023 | 22:45

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë, të mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, që të qëndrojnë të bashkuar kundër agresorit rus. Ai tha se Moska duhet të zmbrapset në mënyrë që bota të përqendrohet tek zgjidhja e sfidave të ngutshme globale.

Mes duartrokitjeve të shumta, zoti Zoti Zelenskiy u ngjit në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ai kishte veshur një bluzë ngjyrë ushtarake në daljen e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme që kur Rusia pushtoi vendin e tij në vitin 2022.

“Ukraina po bën gjithçka për të siguruar që pas agresionit rus, askush në botë nuk do të guxojë të sulmojë asnjë vend”, tha ai. “Lufta duhet të frenohet, krimet e luftës duhet të ndëshkohen, njerëzit e dëbuar duhet të kthehen në shtëpi dhe pushtuesi duhet të kthehet në tokën e vet”.

“Ne duhet të jemi të bashkuar për t’ia dalë mbanë – dhe do ta bëjmë këtë”.

Ai e akuzoi Rusinë për manipulimin e tregjeve globale të ushqimit me qëllimin për të detyruar njohjen ndërkombëtare të tokave të aneksuara nga Ukraina. Ai tha se Moska po kryente gjenocid duke rrëmbyer fëmijë ukrainas.

Duke folur për pjesën jugore të globit, ndërsa kërkon mbështetjen në përballjen me Rusinë, zoti Zelenskiy theksoi efektet e ngrohjes globale dhe fatkeqësitë natyrore, duke përmendur tërmetin e fundit në Marok dhe përmbytjet në Libi.

“Ne duhet ta ndalojmë atë. Duhet të veprojmë të bashkuar për të mposhtur agresorin dhe të përqendrojmë të gjitha aftësitë dhe energjinë tonë në trajtimin e këtyre sfidave”, tha ai përpara Asamblesë së Përgjithshme.

Më herët të martën, zyrtarët ukrainas thanë se nëntë persona u vranë nga sulmet ruse, përfshirë një sulm me dron që dogji disa magazina industriale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026