Zelensky para takimit me Trump: Rusia nuk duhet të shpërblehet për agresionin

18 Gusht 2025 | 13:07

Presidenti Volodymyr Zelensky ka dënuar një sulm “demonstrativ dhe cinik” ndaj një pallati banimi në Kharkiv gjatë natës, duke theksuar se Rusia “nuk duhet të shpërblehet” për luftën e saj kundër vendit të tij.

Në një postim në X, udhëheqësi ukrainas thotë se Rusia është në dijeni që sot në Uashington po mbahet një takim për t’i dhënë fund luftës dhe ndërkohë po sulmon rajonet e Kharkivit, Zaporizhias, Sumyt dhe Odesës.

Mekanizmi ushtarak rus vazhdon të shkatërrojë jetë pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative për të mbajtur presionin mbi Ukrainën dhe Evropën, si dhe për të poshtëruar përpjekjet diplomatike.”- shkruan ai.

Pikërisht për këtë arsye po kërkojmë ndihmë për t’i dhënë fund vrasjeve. Për këtë arsye duhen garanci të besueshme sigurie. Për këtë arsye Rusia nuk duhet të shpërblehet për pjesëmarrjen e saj në këtë luftë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump poston një shqiponjë gjigante mbi Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane vënë në dyshim autenticitetin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetin e tij social Truth Social një imazh që duket se është krijuar me ndihmën e inteligjencës...
13:10 | 01/07/2026

Festimet e Kupës së Botës në Meksikë përfundojnë në tragjedi, humbasin jetën 3 persona nga asfiksia në turmë

Tre persona humbën jetën nga asfiksia, ndërsa mijëra tifozë mbushën rrugët e Ciudad de México gjatë festimeve për Kupën e Botës, njoftoi në orët e...
12:59 | 01/07/2026

Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima

Disa persona besohet se kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Antwerp të Belgjikës, këtë mëngjes, njoftoi policia lokale në...
12:42 | 01/07/2026