Zelensky, pritshmëri për bisedime “intensive” me Trump për t’i dhënë fund luftës

8 Shkurt 2025 | 20:48

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk ka konfirmuar se do të takohet javën tjetër me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por tha se javët e ardhshme mund të jenë “shumë intensive në kuadrin diplomatik”.

Presidenti Trump tha më 7 shkurt se ka të ngjarë të takohet me homologun ukrainas Zelenski javën e ardhshme. Vendi i takimit “mund të jetë Uashingtoni”, tha ai, duke shtuar se nuk do të shkonte në Kiev.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se “ndoshta” mund të fliste së shpejti me Presidentin rus Vladimir Putin, por nuk dha një afat kohor. Presidenti ukrainas Zelenski tha se është e rëndësishme që ai dhe zoti Trump të takohen personalisht përpara takimit të Presidentit amerikan me atë rus, shkruan VOA.

Zoti Zelensyy nuk konfirmoi një takim me Presidentin Trump, por tha se aktiviteti diplomatik do të shtohet.

“Javët e ardhshme mund të jenë shumë intensive në kuadrin diplomatik dhe ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për ta shfrytëzuar këtë periudhë në mënyrë efektive. Ne e vlerësojmë gjithmonë bashkëpunimin me Presidentin Trump”, tha ai menjëherë pasi foli zoti Trump.

“Po ashtu ne po planifikojmë dhe bisedime në nivel ekipesh. Tani për tani ekipet ukrainase dhe amerikane po punojnë mbi hollësitë e një takimi. Mund të afrojmë mundësinë për një të qëndrueshme dhe afatgjatë”, tha ai.

Në deklaratat e tij më herët në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara përsëriti se ai është i interesuar të lidhë ndihmën e vazhdueshme ushtarake me qasjen në lëndët e para të Ukrainës.

“Një nga gjërat që po shikojmë me Presidentin Zelensky është që të kemi garanci për pasuritë e tyre. Ata kanë pasuri nën tokë. Ne po kërkojmë të bëjmë një marrëveshje me Ukrainën, ku do t’u garantojmë atë që po u japim ndërsa ata na garantojnë për pasuritë e tyre nëntokësore”, tha ai në 3 shkurt.

Në 7 shkurt, Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara duan “një sasi të barabartë përfitimi” në këmbim të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara. “Ne do të donim përfitime të barabarta”, tha zoti Trump.

Më shumë se 10 minerale, duke përfshirë minerale të rralla si nikeli dhe litiumi, konsiderohen kritike për ekonominë dhe mbrojtjen kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ukraina ka depozita të mëdha të uraniumit, litiumit dhe titanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përmbyset minibusi në Rusi, plagosen 5 persona, përfshirë fëmijë

Pesë persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën kur një minibus u përmbys pranë Biysk në Rajonin Altai të Rusisë, njoftoi shërbimi lokal i ambulancës. “Pesë...
08:59 | 30/06/2026

Irani përgatit ceremoninë më të madhe shtetërore mortore në histori për Ajatollah Ali Khamenein

Irani po përgatit funeralin më të madh shtetëror në historinë e Republikës Islamike, me ceremoni që shtrihen në pesë qytete anembanë Iranit dhe Irakut gjatë...
08:57 | 30/06/2026

Rusia vijon bombardimet në Ukrainë, 10 civilë të vrarë në Dnipro, Zaporizhzhia dhe Kharkiv

Sulmet ruse në tre qytete të mëdha ukrainase vranë 10 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë të hënën, thanë autoritetet, me sulmet që vazhduan deri...
08:48 | 30/06/2026