Zelensky: Rusia s’ka interes të përfundojë luftën
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se sulmet ruse me raketa, që goditën të martën disa qytete të Ukrainës, tregojnë se Moska “nuk ka interes për të përfunduar luftën”.
Zelensky tha se ushtria ruse lëshoi 90 raketa, duke dëmtuar infrastrukturën e energjisë, si dhe bizneset dhe ndërtesat e banimit, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Kjo është përgjigjja e Rusisë ndaj Indonezisë, Indisë, Kinës dhe të gjitha vendeve të tjera, që kanë folur për nevojën për t’i dhënë fund luftës. Rusia po i thotë botës se dëshiron të vazhdojë. Tani është koha që bota të përgjigjet”, tha Zelensky përmes një video-adresimi.
Zelensky deklaroi se më shumë se 70 raketa dhe 10 dronë luftarakë janë rrëzuar nga forcat ukrainase dhe falënderoi të gjithë partnerët, që, siç tha, “ndihmojnë në mbrojtjen e qiellit”.
Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në fund të shkurtit.
Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin dhe ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Rusisë.
Ukrainën, në anën tjetër, është duke e ndihmuar me armatim.
Të martën ka pasur raporte se dy raketa të prodhimit rus kanë rënë në Poloni – vend anëtar i NATO-s – duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Këto raporte janë duke u hetuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:08 Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
- 08:03 Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë
- 07:57 Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike