Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov është shkarkuar nga posti i tij, ka njoftuar lideri i vendit Volodymyr Zelensky.
Reznikov e kishte drejtuar ministrinë që përpara fillimit të pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.
Por në fjalimin e tij të natës, Presidenti Zelensky tha se ishte koha për “qasje të reja” në ministrinë e mbrojtjes, shkruan BBC.
Rustem Umerov, i cili drejton Fondin e Pronës Shtetërore të Ukrainës, është emëruar nga Zelensky si pasardhësi i Reznikov.
“Unë besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi”, tha presidenti ukrainas në fjalimin e tij nga kryeqyteti Kiev.
Mediat ukrainase kanë spekuluar se Reznikov do të bëhet ambasadori i ri i Kievit në Londër, ku ai ka zhvilluar marrëdhënie të mira me politikanë të lartë.
57-vjeçari është bërë një personazh i njohur që nga fillimi i luftës në Ukrainë. I njohur ndërkombëtarisht, ai ka marrë pjesë rregullisht në takime me aleatët perëndimorë të Ukrainës dhe ka luajtur një rol kyç në lobimin për pajisje shtesë ushtarake.
Por shkarkimi i tij është parashikuar prej disa kohësh. Javën e kaluar, Reznikov u tha gazetarëve se po eksploronte pozicione të tjera me presidentin ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU:
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht