Zelensky: Vazhdon kundërofensiva, forcat ukrainase po ecin pavarësisht gjithçkaje
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se kundërofensiva e Ukrainës po përparon, pasi Kievi bëri disa përparime për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia.
Sipas CNN, Zelensky po përpiqet që të ndryshojë narrativen e krijuar se kundërofensiva verore e Ukrainës ka dhënë deri më sot rezultate më të dobëta sesa pritej.
“Forcat ukrainase po ecin përpara. Pavarësisht gjithçkaje dhe pa marrë parasysh se çfarë thotë dikush, ne po përparojmë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne jemi në lëvizje”, tha Zelenksy.
Kujtojmë se pas shumë pritjesh, kundërofensiva ukrainase nisi në mes të qershorit, megjithatë, marrja e territoreve u bë me shumë vështirësi, ndonëse nuk ka pasur vendbanime të mëdha pasi trupat e Kievit hasën në trupa ruse të organizuara mirë.
Ditët e fundit, ushtria ukrainase ka shënuar fitore në rajonin juglindor të Zaporizhzhia, ku këtë javë ka depërtuar në vijën e parë të mbrojtjes ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren