Zelensky takohet me udhëheqësit evropianë në Paris
Udhëheqësit evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, takohen më 4 shtator në Paris, në një përpjekje të re për të rritur presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, pasi ai u zotua se vendi i tij do të luftojë në Ukrainë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje.
Në Perëndim është rritur zemërimi për atë që udhëheqësin thonë se është mosvullnet i presidentit rus për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që Moska nisi kundër Ukrainës tre vjet e gjysmë më parë. Samiti, që do të udhëhiqet nga liderët e Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, synon që të forcojë planet për garancitë e sigurisë për Ukrainën nëse ose kur të arrihet një armëpushim, por edhe që udhëheqësit të kenë një pamje më të qartë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, Rusia i ka hedhur poshtë këto garanci dhe vetë Putini ka thënë se Moska është e gatshme “t’i zgjidhë të gjitha detyrat tona ushtarakisht” në mungesë të një marrëveshjeje.
“Ne jemi gati, ne evropianët, që të ofrojmë garanci të sigurisë për Ukrainën dhe ukrainasit në ditën kur të nënshkruhet marrëveshja e paqes”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron, të mërkurën mbrëma duke folur përkrah Zelenskyt.
Macron tha se detajet e garancive janë “konfidenciale”, por “përgatitjet kanë përfunduar” gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të mbajtur më herët.
Udhëheqësit evropianë kanë qenë të rezervuar lidhur me natyrën e garancive, të cilat pritet të përfshijnë vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë, trajnime dhe mbështetje nga SHBA-ja.
Zelensky, nga ana e tij, tha se ishte i bindur që aleatët e Kievit do të ndihmojnë “të rritet presioni mbi Rusinë për të shkuar drejt një zgjidhjeje diplomatike”.
LEXONI GJITHASHTU:
Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)