Zelensky: Të dënuarit me përvojë ushtarake do lirohen nga burgu për të luftuar
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi sot ushtria urkainase ka vrarë 4500 ushtarë rus. Ai tha se ka vendosur që të lirojë nga burgu të dënuarit që janë më përvojë lufte dhe ish-ushtarakët.
“Kur u zgjodha president deklarova se çdo ukrainas është president, sepse ne të gjithë jemi përgjegjës për shtetin tonë. Për Ukrainën tonë të bukur. Tani që përballja ka nisur, çdo ukrainas është një luftëtar. Në gjendjen e jashtëzakonshme që po kalon vendin, ukrainasit që kanë përvojë të vërtetë ushtarake do të lirohen nga burgjet. Dënime që ata kanë do të hiqen dhe ata do të kompensojnë fajin që kanë kryer duke u bërë pjesë e betejës në pikat më kritike të luftimeve. Vendimi nuk është i lehtë për t’u marrë nga pikëpamja morale, por është dobishëm për mbrojtjen tonë. Mbrojtja e Ukrainës është detyra jonë më e madhe”, u shpreh Zelensky.
Ai kërkoi nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian që Ukraina të bëhet pjesë e Unionit duke nisur një procedurë speciale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm