Zelenskyi: Kjo natë do të jetë e vështirë për Kievin
26 Shkurt 2022 |
00:49
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi tha se trupat ruse do ta sulmojnë Kievin në orët e ardhshme të kësaj nate.
“Kjo natë do të jetë shumë, shumë e vështirë, por mëngjesi po vjen”, tha ai.
“Sonte, armiku do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për ta thyer rezistencën tonë. Sonte ata do të nisin një sulm”, tha ai.
Sipas presidentit Zelenskyi, “fati i Ukrainës po vendoset tani”.
“Kjo ishte një ditë e vështirë, por e guximshme. Ne po luftojmë për vendin tonë në të gjitha vijat e frontit: në jug, në lindje, në veri, në shumë qytete të vendit tonë të bukur”.
Në Kiev, më herët gjatë ditës së premte janë raportuar shpërthime, teksa forcat ruse po avancojnë drejt kryeqytetit ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 11:02 Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)
- 11:02 Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit
- 10:54 Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve
- 10:50 Nis seanca plenare, PD bojkoton punimet; protestë dhe tensione jashtë Parlamentit
- 10:49 Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut
- 10:27 Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë (VIDEO)