Zemra, shkaku kryesor i vdekjeve të shqiptarëve
Problemet kardiake dhe goditjet në tru janë shkaku kryesor i vdekjes së shqiptarëve.
Të përfshira në grup sëmundjet e “Aparatit të qarkullimit të gjakut’ ato zënë 54.5% të vdekjeve në vitin 2022.
Sipas të dhënave të INSTAT “Sëmundjet kronike të zemrës” janë shkaktar I 42,2 % të vdekjeve pasuar nga “Sëmundjet të enëve të trurit” me 22,5 % dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” me 22,3 % të fataliteteve.
Pas zemrës dhe trurit, ekspertët thonë se vdekjet nga shkaqe të papërcaktuara, natyrale apo nga pleqëria zë 20.3% të totalit të vdekjeve në rang vendi. Ajo çfarë vihet re është se në grup-moshën mbi 70 vjeç 82,3 % e vdekjeve kanë shkak kryesor “Vdekje nga pleqëria”.
Tumoret edhe pse kanë shënuar rënie vijojnë të jenë ndër shkaktarët kryesor të fataliteteve në vendin tonë. 3232 persona përgjatë vitit 2022 humbën jetën si pasojë e tumoreve duke zënë kështu 13,5 % të vdekjeve gjithsej.
Sipas INSTAT 97%e vdekjeve në vendin tonë janë si pasojë sëmundjeve, 2% nga aksidentet, 0,2% nga vrasjet dhe 0,8% vetëvrasjet.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë