Zgjatja e vetingut? Duma: Prioritetet tona i përcaktojmë ne, jo PS

2 Nëntor 2021 | 21:33

Grida Duma, nënkryetare e Partisë Demokratike thotë se reforma në drejtësi është prioritet kombëtar për Shqipërinë dhe duhet të vijojë.

Gjatë intervistës në emisionin “Now” të Erla Mëhillit ajo la të kuptohet se PD nuk është kundër zgjatjes së mandatit të vetingut por tha se nuk është prioritet i momentit për opozitën.

“Vetingu nuk ndalon nëse ne nuk e votojmë sot. Prioritetet tona për këtë moment i përcaktojmë ne. Në këto kushte në asnjë mënyrë se nuk mund të biem pre e prioriteteve që ka PS në rastin konkret dhe me ndërkombëtarët flasim me gjuhën e arsyes”, deklaroi znj. Duma.

Deputetja e PD tha se minimalisht duhet të kuptohet se përse nuk u përmbush arritja e objektivave në kryerjen e vetingut.

Grida Duma duke folur për prioritete e PD që janë reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe vetingu i politikanëve tha se nuk do të ofrojë votë pro zgjatjes së vetingut në këmbim të këtyre reformave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026