Zgjedhja e kreu të BKH, Karamuço: Keta u trajnua në Amerikë, është djalë i zgjuar
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi zgjedhjen në krye të BKH-së të Joni Ketës, i cili u votua këtë të martë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në unanimitet, me 11 vota pro dhe asnjë kundër.
Karamuço tha se Joni Keta është një “investim amerikan”, për shkak se është trajnuar që në fillesat e tij në BKH nga partnerët amerikanë dhe ka fituar besueshmëri ndërkombëtare.
Sipas Karamuços, procesi i votimit në KLP ishte kryesisht formal, pasi Keta përmbushte të gjitha kriteret profesionale dhe kishte eksperiencën e duhur për të marrë drejtimin e BKH-së.
Ai u shpreh se përgatitja e Ketës, formimi i qëndrueshëm dhe aftësitë e tij për të komunikuar me partnerët e huaj e bëjnë atë një zgjedhje të përshtatshme për këtë pozicion.
Sipas tij, fakti që Keta është trajnuar nga amerikanët dhe ka marrë pjesë në programe të shumta të specializuara, i jep atij një avantazh të qartë në drejtimin e një strukture të ndjeshme si BKH.
“Gjeja kryesore është që ky ishte një proces formal. Joni Keta, shumë mirë që u zgjodh, është një djalë i zgjuar dhe me eksperiencë. Di anglisht, di të flasë me ndërkombëtarët, se ka të bëjë edhe kjo. E di cila është pyetja e parë që bëjnë amerikanët kur shkojnë aty? Kush di anglisht nga këta. Në disa institucione duhet të vihet me detyrim që të kesh të paktën anglishten për të komunikuar me partnerët. Keta ka eksperiencë, ka punuar OPGJ te Krimet e Rënda, është rritur gradualisht. Sigurisht edhe tradita familjare me babain prokuror e bën këtë të ndjekë një model të mirë që ka shfaqur. Është korrekt, nuk është agresiv ose represiv. Është trajnuar që në fillesat e BKH nga amerikanët, ju kam thënë ka kosto dhe trajnimi duke i çuar në Amerikë etj, etj. Ka pasur shumë nga këto eksperienca të trajnimeve. Ai ka besueshmëri me amerikanët dhe europianët dhe me institucionet partnere si ato të Belgjikës, Italisë etj. Amerikanët po vazhdojnë të mbikëqyrin edhe procesin për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026
Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 17:54 Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike
- 17:35 Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
- 17:35 Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026