Zgjedhja e presidentit, politologu: Për këtë post po pretendon Haradinaj, nëse s’ka kompromis do shkojmë në zgjedhje
Politologu Ramush Tahiri është shprehur për “Goodmorning Albanians” se arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ndikojë në rrjedhat e përgjithshme politike dhe shtetërore të Kosovës.
“Po kjo e ndërlikon gjendjen sepse ndikon në rrjedhat e përgjithshme politike dhe shtetërore të Kosovës. Në Kosovë nuk pranohet mirë që udhëheqja e UÇK-së është në Hagë dhe po përballet me drejtësinë, të akuzuar si kriminelë lufte. Kjo ndikon edhe në ri-rregullimin e brendshëm politik, sa i përket qeverisë dhe përfaqësimit në Kuvend”, u shpreh ai.
Tahiri sqaroi edhe procesin që mund të ndiqet për zgjedhjen e presidentit të ri, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit. Ai shtoi më tej se nëse kjo çështje nuk zgjidhjet me kompromis, vendi do të shkojë në zgjedhje. Sipas Tahirit, për këtë post pretendon Ramush Haradinaj.
“Me shkuarjen në Hagë të Thaçit, posti i president ka mbetur vakant dhe në bazë të kushtetutës është plotësuar nga Vjosa Osmani. Në mungesë të saj ky vend zëvendësohet nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese. Ky vend mund të zëvendësohet brenda 6 muajve, ama nga dita e dorëheqjes së presidentit janë 2 muaj afat për të zgjedhur presidentin e ri. Presidenti zgjidhet në Kuvend, prezent në Kuvend duhet të jenë 80 deputetë, presidenti mund të zgjidhet me 61 deputetë. Koalicioni qeverisës është i brishtë nuk i ka numrat, nuk i ka numrat për votime të rëndësishme.
Nuk duket se ka marrëveshje në koalicion për postin e presidentit, për këtë post po pretendon Ramush Haradinaj. Sot do të bëhen konsultimet për të zgjedhur zgjidhje. Nëse nuk gjendet zgjidhja atëherë vendi detyrohet të shkohet ne zgjedhje. Në zgjedhje shkohet me dorëheqjen e kryeministrit ose me vetë-shpërndarje të parlamentit.
Nëse Kosova nuk ka unitet, atëherë në përballje me Serbinë do të bëjë kompromise, të cilat do të jenë të dëmshme për Kosovën. Akuzat janë të fabrikuara nga Prokuroria serbe. Parimisht çështja e dialogut nuk duhet të mohohet nga Kosova sepse bisedimet nuk janë më detyrim, janë me argumente.”, tha ai.
Lexo gjithashtu:
Posti i presidentit, Ramush Haradinaj: Nuk është koha të flasim për këtë, erdha për mbështetje
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk