Zgjedhje për herë të parë pa OSBE-në, Euronews Albania ndjek procesin në Mitrovicën e Jugut dhe Veriut

14 Shkurt 2021 | 11:15

Për herë të parë procesi i votimit në pjesën veriore të Kosovës, po organizohet dhe menaxhohet nga KQZ-ja.

Ky institucion nuk ka ftuar (OSBE) misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që të ndihmojë në këtë proces, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Grupi i xhirimit i Euronews Albania, gazetari Jeton Musliu dhe operatori Fatmir Tahiri panë nga afër ecurinë e procesit në Mitrovicen e Jugut dhe atë të Veriut.

Në dy anët e Urës së Ibrit qëndron policia edhe pse situata ishte e qetë.

Pasi kalon urën sheh se serbët shkojnë të votojnë në mënyrë të organizuar.

Kur i pyet serbët e Kosovës se çfarë presin nga qeveria e re, disa nuk duan të përgjigjen, të tjerë thonë se presin paqe e një jetë më të mirë.

“Po kam votuar, sigurisht”, u shpreh një qytetare.

“Pres nga qeveria e re diçka për më mirë”, tha një tjetër.

“Nga qeveria e re pres të punojë më mirë për të gjithë qytetarët”, tha një tjetër qytetar.

“Pres që të ketë paqe e të jetë më mirë për të gjithë që jetojnë këtu”, pohoi nje qytetar.

“Votova dhe nuk pres diçka, thjesht votova dhe urime zgjedhjet”, pohoi një qytetare.

Ekipi i Euronews Albania ka parë se në Komunën e Veriut të Mitrovicës nuk janë lejuar të votojnë qytetarë me dokumente të Serbisë, pasi me vendim të KQZ votohet vetem me dokumentet e identifikimit të Kosovës.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026