Zgjedhjet e 25 prillit, Basha: Nisim luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se pas zgjedhjeve të 25 prillit do të nisë një luftë e vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit.
“Ne duhet të nisim një luftë të vërtetë dhe një përpjekje kombëtare të vërtetë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve. Kjo nuk ka ndodhur gjatë 8 viteve të shkuara”, theksoi kryedemokrati Basha.
Gjatë një forumi të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike, Basha theksoi se gjatë këtyre 8 viteve nuk është bërë asgjë për rritjen e bashkëpunimit me vendet e BE.
“Qeveria nën drejtimin tim do të drejtojë këto përpjekje me buxhete madhore me rritjen e forcave të sigurisë me përdorimin e teknologjisë dhe me bashkëpunimin më të ngushtë të mundur me vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerët tanë strategjikë në mënyrë që të sigurojmë eliminimin e plotë të krimit në Shqipëri. Kёtё nuk janë vetëm njё parё zgjedhje por ёshtё njё lufta pёr demokraci”, u shpreh Basha.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania