Zgjedhjet e 25 prillit, Paloka: Brenda pak ditësh do caktojmë drejtuesit në qarqe

7 Dhjetor 2020 | 11:41

Nënkryetari i Partisë Demokratike, zoti Edi Paloka deklaroi në Euronews Albania se brenda pak ditësh do të cakohen edhe drejtuesit e PD-së në qarqe për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai theksoi se edhe gjatë kësaj periudhe nuk ka munguar komunikimi me qytetarët. 

“Ne kemi aktualisht grupe për çdo qark dhe degë partie, që funksionojnë.

Nuk janë përcaktuar ende drejtuesit e qarqeve për zgjedhjet e 25 prillit, por kjo nuk e pengon punën aktuale që vazhdon çdo ditë në ritmet e veta brenda partisë demokratike.  

Nuk kemi afat lidhur me këtë punë, unë mendoj që shumë shpejt brenda kësaj jave ose brenda pak ditësh do të kemi drejtuesit e qarqeve.

E rëndësishme nuk është, kush do të jetë drejtuesi i njërit apo tjetrit qark. Ne jemi në kontakt me qytetarët, kryetari i PD-së është në kontakt me qytetarët dhe iu ofron dhe zgjidhjet. Nuk kanë munguar edhe komunikimet me qytetarët”, u shpreh zoti Paloka.

Ky i fundit foli më tej edhe për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. 

“Ne do të dalim si një front i vetëm, opozita do të dalë si një front i vetëm. Formula sesi me një listë apo dy lista do të merret në kohën e duhur. Ne po bëjnë një studim që të dalim me formulën optimale në rang vendi ose në rang qarku”, përfundoi zoti Paloka.

Lexoni gjithashtu:

Paloka: Ramës s’i intereson krijimi i Gjykatës Kushtetuese para zgjedhjeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026