Zgjedhjet e 9 nëntorit shkojnë në Kolegj, PS ankimon ngërçin e “Rregullatorit”

7 Tetor 2025 | 20:42

Partia Socialiste ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor mungesën e vendimmarrjes nga ana e Komisionit Rregullator në KQZ për afatet zgjedhore në procesin e 9 nëntorit. Objekti i padisë është mosmarrja e vendimeve thelbësore që PS i konsideron të domosdoshme për garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe të drejtë.

Në Komisionin Rregullator në dy mbledhjet e fundit të zhvilluara të shtunën dhe të hënën ka dështuar kalimi dhe miratimi i akteve që kanë të bëjnë më afatet e regjistrimit të kandidatëve, periudha e fushatës, etj.

Ditën e nesërm, me 8 tetor në orën 09:00, do të hidhet shorti për përzgjedhjen e trupit gjykues që do të shqyrtojë këtë çështje në Kolegjin Zgjedhor, me procedurë urgjente.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit Rregullator, dy përfaqësuesit e PD, Helga Vukaj dhe Muharrem Ccakaj kërkuan që vendimmarrja për bashkinë e Tiranës të bëhet veccmas 5 bashkive të tjera, duke qenë se për Tiranën ka një proces ankimor në Gjykatën Kushtetuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026