Zgjedhjet e vitit 1876 në SHBA, shpallin presidentin dy ditë para betimit

6 Nëntor 2020 | 09:22

Për të gjithë ata njerëz që janë shqetësuar për kohën që po merr shpallja e fituesit të zgjedhjeve presidenciale këtë vit në SHBA redaksia digjitale e Euronews Albania “KUBI”, ka bërë një kërkim.

Në vitin 1876, zgjedhjet presidenciale në Amerikë përballën demokratin, Samuel Tilden dhe republikanin, Rutherford Hayes.

Tilden ishte një votë larg fitores në kolegjin zgjedhor por katër shtete kishin mosmarrëveshje elektorale dhe nëse Hayes i fitonte ato, ai do t’i fitonte të gjitha.

Në ditën e zgjedhjeve u bë një fushatë që frikësoi qytetarët me ngjyrë në gjithë Jugun që mbështesnin republikanët.

Tre shtete të jugut: Florida, Luiziana dhe Karolina e Jugut kishin borde zgjedhore të dominuara nga republikanët.

Në të tre këto shtete dukej se rezultatet fillestare i jepnin fitoren Tilden por pas akuzave për mashtrime bordet shpallën të pavlefshme shumë vota që kishin shkuar për Hayes.

Kjo situatë u komplikua dhe për këtë arsye u vendos një kompromis i cili u mor mes dy kandidatëve.

Hayes fitoi me një diferencë prej një vote elektorale pasi negocioi me demokratët e jugut. Ai premtoi të kishte një demokrat në kabinetin e tij dhe të mos ndërhynte në Jug. Ndër të tjera ai premtoi se do i jepte të drejtat civile të gjithë qytetarëve me ngjyrë që jetonin atje por kjo gjë nuk u arrit.

Sidoqoftë marrëveshja rezultoi në një kompromis i cili shpalli presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rutherford Hayes, dy ditë para betimit në Shtëpinë e Bardhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022