Zgjedhjet në Himarë/ Gjikuria: Himarjotët nuk e ulin kokën, pranoj verdiktin e tyre
Kandidati i koalicionit Petro Gjikuria tha për mediat para para se të nis procesi i numërimit të votave për Himarën, se do pranojë verdiktin e himarjotëve. Ai tha se ka besim se edhe pas kërcënimeve himarjotët nuk e kanë ulur kokën e shprehet optimist për fitoren.
“Ju falënderoje nga zemra që patë në fytyrën time një njeri që mund të ndihmonte e të bënte diçka për këtë krahinë të Himarës. Falënderojë Partinë për të Drejtën e Njeriut, Partinë Demokratike , Partinë e Lirisë dhe gjithë partitë opozitare që më mbështetën në këtë fushatë si dhe stafin tim, pa të cilët nuk mund të arrija këtë rezultat.
Dua të them se unë do të jem këtu kur të fillojë numërimi i kutive. Himarojtët folën, tani na mbetet të numërojmë këto kuti. Asnjë njeri nuk duhet ti prekë këto kuti, këto janë kutitë e votimit ku himarjotët votuan për djalin e tyre të nesërm, kush do jetë kryetari i Bashkisë, Unë do jem këtu edhe nesër do jem për të punuar për Himarjotët e të çojmë programin tonë deri në fund”,-tha Petro Gjikuria.
I pyetur nëse do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve, Gjikuria tha:
“Himarjotët nuk u tremben kërcënimeve, ata treguan veten në qendrën e votimit, himarjotët nuk e ulin kokën, sa më shumë presion u bën aq më shumë revoltohen. Është puna e KQZ-së të marrë vendime. Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himarjotët”,-tha kandidati i opozitës.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë