Zgjedhjet në Kukës, Celibashi vendos regjistrimin e PD-së së Bashës

4 Shtator 2023 | 12:52

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka vendosur regjistrimin e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës në zgjedhjet e Kukësit.

Sipas tij PD-ja e Bashës plotëson kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe ato të ligjit për partitë poltiike.

“KQZ është e detyruar të shohë kërkesën në aspektin formal. Basha ka legjitimitetin të paraqesë kërkesën për regjistrim në zgjedhje si subjekt zgjedhor,” – deklaroi Celibashi.

Zgjedhjet në Kukës do të zhvillohen më 24 shtator pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u përfshi në një video-skandal erotik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026