Zgjedhjet në PD| Berisha: Demokratët nuk do bëhen pjesë e skenarit të Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje zgjedhjen e kreut të ri të PD-së në procesit zgjedhor që pritet të mbahet ditën e shtunë.
Gjatë një konference për shtyp me gazetarët Berisha tha se demokratët do të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe nuk do të përfshihen në skenarin e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla.
“Unë kam besim të plotë te demokratët. Te idealet e tyre demokratike. Se nuk do i lejojnë kurrë vetes, nuk do pranojnë të bëhen pjesë e një skenari të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.
Të turpshëm, me të cilin nuk kanë qëllim tjetër, vetëm të krijojnë një patericë të tyre, njëlloj siç bëri Ramiz Alia në vitin 1991, që shpalli Frontin apo Organizatën e Gruas si organizata elektorale.
Unë kam bindjen që demokratët do qëndrojnë në lartësinë e tyre.
Jam i bindur se demokratët nuk do i lejojnë vetes të implikohen apo të mbështesin një skenar që me të vërtetë përbën skenarin më të turpshëm në historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë