Zgjedhjet në PD, Salianji publikon fletët e votimit me emrin e tij: Demokratët po refuzojnë farsën
Ervin Salianji ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidati i vetëm në garë është Sali Berisha.
Përmes një postimi në Instagram, Salianji publikoi disa fleta votimi ku mbështetës të tij kishin shtuar emrin e tij poshtë emrit të Berishës, duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë ndaj procesit.
Në reagimin e tij, Salianji falënderoi demokratët që, sipas tij, “kanë zgjedhur të shënojnë qartësisht preferencën e tyre”, ndërsa theksoi se po merr qindra mesazhe dhe foto nga anëtarë të PD-së që “përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës” po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale.
Ai falënderoi gjithashtu demokratët që kanë bojkotuar procesin, duke e cilësuar atë si “farsë” dhe “uzurpim të Partisë Demokratike për interesa personale”.
“Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale. Ne nuk dorëzohemi”, shkruan Salianji.
Në fund të reagimit, ai u shpreh se do të vijojë betejën politike për ta “kthyer Partinë Demokratike te anëtarët dhe qytetarët”.
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit