Zgjedhjet në PD, Vokshi: Proces transparent, një pjesë e pretendimeve nuk ishin të sakta
Deputetja e zgjedhur e PD-së, njëkohësisht edhe anëtare e Komisionit Zgjedhor, Albana Vokshi u shpreh në Euronews Albania se votimi i djeshëm për kreun e kësaj partie ishte një proces transparent dhe i qetë.
“Ka pasur pretendime ditën e djeshme nga disa përfaqësues të kandidatëve apo kandidatët vetë, të cilët janë trajtuar në kohë reale nga anëtarët e Komisionit Zgjedhor”, u shpreh znj. Vokshi.
“Nuk kanë qenë situata thelbësore, kanë qenë situata që janë zgjidhur në mënyrë të menjëhershme”, tha ajo më tej.
Sipas znj. Vokshi një pjesë e pretendimeve të ngritura pranë Komisionit Zgjedhor, nuk kanë qenë të sakta apo të vërteta.
“Kushdo që ka pasur një kartë të PD-së, i është dhënë mundësia e drejta për të votuar”, shtoi ajo.
Znj. Vokshi komentoi edhe qëndrimet e Bujar Nishanit për këtë proces zgjedhor, ku tha se ai ka qenë në listë dhe ka marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.
“Gjykoj që është jo e drejtë ajo që z. Nishani thotë, në vend që vëmendja të ishte për një maskaradë elektorale të datës 25 prill të orkestruar nga Edi Rama dhe mazhoranca aktuale. Çka kanë bërë përfaqësuesit apo kandidatët e PD-së, kanë bërë që vëmendja të mos orientohet drejt asaj që vërtet ka qenë një masakër elektorale e 25 prillit, por të orientohet drejt kryetarit të PD-së, kryetarit të opozitës, z. Basha”, tha znj. Vokshi teksa komentoi akuzat e djeshme të z. Nishani për procesin zgjedhor.
LEXONI GJITHASHTU:
Gara në PD, kryedemokrati Basha merr 81% të votave, ndërsa Shehaj 14,8%
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër