Zgjedhjet në Primare, Berisha: 4 dhjetori, ditë historike për PD dhe Shqipërinë

2 Dhjetor 2022 | 16:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideron një ditë historike për këtë forcë politike dhe vendin, 4 dhjetorin, ditën kur do të zhvillohet votimi për primaret.

Berisha i është drejtuar me një mesazh demokratëve dhe simptatizantëve të Partisë Demokratike, duke u thënë që më 4 dhjetor të kryejnë një proces dijnitoz.

“Dy ditë na ndajnë nga evenimenti më i madh pas themelimit të partisë Demokratike deri sot, votimi për kandidatët, për qytetarët e parë të bashkive të vendit të cilët garuan gjatë kësaj periudhe dhe presin me pa durim votën tuaj, besimin tuaj, pjesëmarrjen tuaj, në procesin zgjedhor të datës 4 dhjetor dhe që zhvillohet në mbarë vendin.

Duke ju falënderuar me shum ë mirënjohje, anëtareve dhe anëtarëve, simpatizantëve dhe simpatizantëve, të gjithë kandidatëve që morën pjesë në garë, drejtuesve të partisdë, grupseksioneve dhe seksioneve, u bëj thirrjen më miqsore, të bëni gjithçka për një proces dinjitoz që ju jep ju, Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare shumë nder, që zgjeron dhe konsolidon liritë tuaja, për votimin në primare më datën 4 dhjetor. Pjesëmarrja juaj është një kontribut i veccantë. Unë e di që keni bërë shumë punë por tani jeni të ftuar të flisni, të firmosni me votën tuaj për kandidatin më të mirë që ju besoni, që ju mendoni. Kam besim të madh se do ta shndërrojmë këtë ditë të një rëndësie historike jo vetëm për PD por për Shqipërinë”, ishte mesazhi i kryedemokratit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026