Zgjedhjet në universitete| 12 institucionet publike në garë, shumica me një kandidat
Sot po mbahen zgjedhjet në 12 universitete publike në të gjithë vendin. Në këto zgjedhje garohet për organet drejtuese në pozicionin e rektorëve, dekanëve dhe shefave të departamenteve.
Në 90 % të universiteteve në garë është vetëm një kandidat. Zgjedhjet kanë nisur në orën 08:00 dhe do të vijojnë deri në 16:00, më pas do nis procesi i numërimit dhe rreth orës 20:00 pritet që të dal edhe rezultati.
Universiteti i Tiranës ka 6 fakultete dhe në në garë është Artan Hoxha që kandidon për një mandatë të dytë, ndërsa 6 fakultetet e tjera, në 3 prej tyre të këtij universiteti kemi nga një kandidaturë në garë, ndërsa në 3 të tjera kemi nga dy kandidatura.
Në universitetin bujqësor kandidon Fatbardh Sallaku, Agron Kasa në Universitetin e Sporteve, Xheladin Draçini te Mjekësia dhe Akil Fundo në Universitetin Politeknik.
Zgjedhjet janë zhvilluar dhe në universitetet e tjera të vendit. Në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës në listat e janë të regjistruar 1410 studentë dhe 99 pedagogë të cilët do të votojnë për të përzgjedhur dekanët e tre fakulteteve, anëtarët e senatit dhe strukturat e tjera të universitetit.
“Janë tre qendra kryesore votimi, në secilin fakultet procesi ka filluar në orën 8 të mëngjesit, deri tani nuk është deklaruar asnjë anomali, procesi vazhdon qetësisht dhe rregullisht”, tha Zamira Boboli, kryetare e Komisionit Zgjedhor.
Për rektor të universitetit të Gjirokastrës, është vetëm një kandidaturë Prof.Dr. Jaho Canaj, cili deri tani ka mbajtur postin e zv/rektorit të Universitetit.
“Sfidat që na presin pëerpara janë shumë të mëdha, në radhë të parë ne jemi një institucion i vogël në krahasim me universitetet e tjera kjo për shkak të shpopullimit të vazhdueshëm të Qarkut të Gjirokastrës, uljes së numrit të maturantëve në shkollat e sistemit parauniversitar, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti dhe në regjistrimet që bëhen pranë universitetit tonë”, tha Jaho Canaj, kandidat për rektor.
Në Vlorë 192 pedagogë dhe 4 mijë studentë votojnë sot për të zgjedhur rektorin e universitetit Ismail Qemali, 4 dekanët dhe 16 shefat e departamenteve.
Katër janë qendrat e votimit në të katër fakultetet e Ismail Qemalit, në atë të Ekonomisë, Shëndetit publik, fakultetin e Shkencave Humane dhe në atë të Inxhinieri Navales.
Njëkohësisht votohet për senatin e ri të Universitetit, në dy fletë të ndryshme, për personelin akademik dhe studentët.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë