Gara për senatin/ Sa përfaqësohen studentët në universitete?

6 Qershor 2024 | 08:48

Lorenco Sina në garë për Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, i ftuar në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania prezantoi planin e tij për studentët. Ai ka një plan me disa pika për të ndihmuar studentët, por pika kryesore e programit të tij është krijimi i organeve të përfaqësimi.

“Ne studentët ide mund të kemi pafund dhe pedagogu na sjell ide dhe me ata  mund të kemi bashkëpunim, kemi gjëra pafund që mund të mendojmë, por nëse ne nuk kemi organe përfaqësimi që nuk  funksionojnë ne nuk bëjmë dot asgjë. Nuk mund të bëhet asgjë pa një mirëstrukturim të organeve të përfaqësimit të cilat me ligj ekzistojnë”, tha ai.

Një pikë e rëndësishme e Sinës ishte dhe një riformatim i kartës së studentit. Sipas tij përdorimi i saj është shumë i ulët dhe ka nevojë për më shumë ulje sidomos në biblioteka.

“Pikë e rëndësishme është kryqëzimi i kartës së studentit. Përgjithësisht karta e studentit përdoret vetëm për abone. Ne para pak vitesh kemi dërguar në bashkinë e Tiranës një kërkesë me 6650 firma për mensa publike. Mund të përfshihen dhe ulje të mëdha në biblioteka sepse nuk mund të mjaftohemi me 10% ulje në to”, tha studenti.

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026