Zgjedhjet për kryetar të PD-së, demokratët iu drejtohen kutive të votimit
Partia Demokratike do të zgjedhë këtë të dielë kryetarin e ri, me votimet që kanë nisur që prej orës 08:00 dhe do të përfundojnë në 18:00.
Gazetari i “Euronews Albania”, Ardit Hoxha raporton se procesi ka vijuar normalisht deri në orën 10:00 dhe se në selinë qendrore ka pasur një numër të lartë demorkatësh të cilët u janë drejtuar kutive të votimit.
Në selinë blu, votojnë anëtarët e njësisë nr 2 të Tiranës si dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë, bëhet me dije se kandidatët për kryetar, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-drejtuesi i PD-së në Kukës Ibsen Elezi do të votojnë në selinë qendrore, përkatësisht në orën 10:30 dhe 11:00.
Nëse do të ketë votues të cilët do të mbesin në radhë për të votuar edhe pas orës 18:00, ky orar do të shtyhet.
Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike do të zhvillohen në 108 qendra votimi në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
- 09:47 Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami
- 09:36 Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 09:32 SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
- 09:27 Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 09:09 Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike