“Zgjerimi i BE është real”- Marta Kos: Kur Shqipëria mund të hapë të gjithë kapitujt

1 Korrik 2025 | 10:30

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, mori pjesë këtë të martë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku fokusi kryesor ishte mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Në fjalën e saj hapëse, Kos theksoi se zgjerimi i BE-së është një plan real dhe i mbështetur me konsensus të plotë nga vendet anëtare të Unionit. Ajo theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e domosdoshme për unifikimin e Evropës në përballje me sfidat gjeopolitike aktuale.

“Duhet të forcojmë konkurrencën tonë, të mbrojmë demokracinë kundër palëve të treta dhe të marrim sigurinë në duart tona. Hapat e fundit drejt unifikimit të Evropës nënkuptojnë zgjerim, bashkim dhe përqafim të vlerave të përbashkëta. Kur jemi solidarë, jemi më të fuqishëm. Për herë të parë në historinë e Evropës, nëse punojmë me vendosmëri në procesin e zgjerimit, mund ta bashkojmë kontinentin. Dhe Evropa nuk mund të bashkohet pa Ballkanin Perëndimor,” u shpreh Kos.

Komisionerja evropiane vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit, duke nënvizuar hapjen e tre kapitujve negociues vetëm në gjashtë muajt e fundit. Ajo shtoi se shpreson që Shqipëria t’i hapë të gjitha kapitujt deri në fund të këtij viti.

“Ka konsensus për një zgjerim të mëtejshëm të BE-së, diçka që nuk ka qenë gjithmonë e pranishme në të kaluarën. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur, pasi nuk do të zgjasë pafundësisht. Shoh një zhvillim të dukshëm. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre kapituj në vetëm gjashtë muaj. Ju faleminderit që keni ndikuar pozitivisht në këtë proces. Nëse ecet me këtë ritëm, të gjithë kapitujt mund të hapen deri në fund të këtij viti. Mezi pres të festojmë së bashku hapjen e kapitullit të fundit,” deklaroi Kos.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026