Zgjerimi i forcës bërthamore verikoreane tani parashihet edhe me ligj

28 Shtator 2023 | 10:19

Koreja e Veriut e ka rregulluar edhe me ligj zgjerimin e forcës së saj bërthamore. Ligjvënësit verikoreanë e kanë miratuar dokumentin në Asamblenë Popullore Supreme, sipas medias shtetërore në Korenë e Veriut.

Amendamenti kushtetues është miratuar për “të garantuar të drejtën shtetërore për ekzistencë dhe zhvillim, për përballje në luftë dhe mbrojtje të paqes rajonale dhe globale, përmes zhvillimit të shpejtë të armëve bërthamore në nivel më të lartë”, është cituar të ketë thënë lideri verikorean Kim Jong Un, sipas medias shtetërore.

Kim ka thënë se politika shtetërore për armët bërthamore, tani do të jetë e përhershme për shkak të shndërrimit në ligj. Armët bërthamore të Phenianit janë arsye pse ky vend përballet me një mori të sanksioneve ndërkombëtare.

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e raketave balistike, me çfarëdo rreze veprimi. Disa prej tyre mund të bartin edhe koka bërthamore.

Testimi i raketave lundruese nuk është veprim që sanksionohet. Megjithatë, edhe këto armë mund të përdoren për bartje të kokave bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026