Zgjerimi/ Soreca zbulon planin e BE: Do të ndihmohet ekonomikisht Shqipëria e rajoni

9 Nëntor 2023 | 11:39

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, është shprehur se Komisioni Europian do të vërë në zbatim një plan, për të ndihmuar vendet e rajonit (përfshi Shqipërinë) në rrugën e integrimit në BE.

Komentet Soreca i bëri në një konferencë të përbashkët me zv.kryeministren Belinda Balluku për progres-raportin e KE-së për Shqipërinë.

Soreca tha se BE do të ndajë rreth 6 miliardë dollarë ndihma për rajonin, në mënyra që ata të avancojnë me reformat, në rrugën e integrimit në BE.

Pjesë nga fjala e Sorecës:

Faleminderit që e pranuar raportin që Komisioni Europian prezantoi. Është pjesë e paketës së zgjerimit të vitit 2023. Kjo paketë ndodh në një kontekst të veçantë. Zgjerimi është kthyer sërish në politikën e BE-së. BE ka punuar me partnerët, përfshi Shqipërinë. Ne duhet t’i përgjigjemi thirrjes së historisë dhe të punojmë për zgjerimin e BE. Konvergjenca ekonomike është një element thelbësor që Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të vijnë më afër BE-së. Aktualisht termat socio-ekonomik po i mbajnë këto vende pas në rrugën e integrimit. Qëllimi i këtij plani është që këto vende të kenë përfitime. Ky është një akt që bëhet për herë të parë. Objektivi është që të ndihmohen parnerët, që të përmbushin reformat e investimet dhe të vijojnë më shpejt në rrugën e BE-së.

Plani i rritjes:

Shtylla e parë synon që të përmirësojë integrimin ekonomik të rajonit me tregun e vetëm të BE-së

Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të veprojnë me rregullat e BE-së për tregtinë e lirë të mallrave e shërbimeve.

Shtylla e dytë ka të bëjë me nxitjen e integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Shtylla e tretë është të përshpejtohen reformat thelbësore për të tërhequr më shumë investime të huaja. Shqipëria duhet të përgatisë një axhendë reformash çdo vit. Plan ii rritjes i jep një asistencë finaciare që është e kushtëzuar nga përmbushja e refomave.

Komisioni ka parashikuar 6 miliardë për gjithë rajonin.

Procesi i anëtarësimit është në rrugë të mbarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026