Zgjidhja e ngërçit në Kuvendin e Kosovës, “kërkohet” ndërhyrja e Osmanit
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, thotë se në seancën e nesërme s’ka nevojë për takim konsultativ me partitë parlamentare, raporton KosovaPress.
Dehari, i cili është deputeti më i vjetër i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, thekson se emri i kësaj partie për kryeparlamentare vazhdon të jetë deputetja Albulena Haxhiu.
Kuvendi do të mbajë vazhdimin e seancës konstituive të premten në orën 10:00, në përpjekjen e gjashtë për zgjedhjen e trupave të organit më të lartë legjislativ.
Ai rithekson se LVV-ja nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Në lidhje me përfshirjen e presidenten Vjosa Osmani në zgjidhjen e ngërçit në Kuvend, kryesuesi i seancës konstituive thotë se nëse paraqitet nevoja, e para e vendit mund t’i thërrasë për konsultim partitë parlamentare.
Një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe shoqëria civile në Kosovë, të cilët për KosovaPress kanë kërkuar nga presidentja t’i thërrasë për konsultim partitë dhe gjetjen e një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
KosovaPress gjatë ditës ka dërguar pyetje edhe në Zyrën e Presidentit në lidhje me ftesën e mundshme që shefja e shtetit mund t’iu dërgojë partive politike për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Sidoqoftë, presidentja Osmani e ka lënë të hapur këtë mundësi në një letër drejtuar kryesuesit të seancës konstituive më 16 prill, pas dështimit për herë të parë që të votohet verifikimi i mandateve të deputetëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë