Zhduken dy vajza në Rahovec të Kosovës

16 Nëntor 2024 | 11:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve, janë raportuar dy raste të vajzave të zhdukura në Rahovec, njëra nga ato e mitur.

Sipas Policisë, rasti i parë është raportuar në rrugën “Xhelal Hajda”, ku bëhet me dije se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas familjarëve viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa here me parë.

Rasti është duke u hetuar.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Xhevat Elshani”, të Rahovecit, ku është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe hera e fundit që familja ka kontaktuar me të ka qenë data 13.11.2024.

Policia e Kosovës bën me dije se po vijon punën për lokalizimin dhe gjetjen e vajzave të denoncuara si të zhdukura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026