Ishte me gjyshërit, zhduket fëmija 3-vjeçar në Durrës
Një fëmijë 3-vjeçar në qytetin e Durrësit raportohet të jetë zhdukur. Ka qenë e ëma e të miturit ajo e cila ka bërë denoncimin në polici, ku ka thënë se 3-vjeçari është marrë nga gjyshërit 4 ditë më parë dhe nuk është kthyer më.
1 vit më parë 3-vjeçari kishte humbur të atin në një aksident automobilistik dhe jetonte me të ëmën.
Gjyshi i tij, Rexhep Gjuni, 58 vjeç është arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim gjyshja.
Prindërit e bashkëshortit të ndjerë, ia kishin marrë fëmijën nënës dhe nuk ia kthyen më.
Fillimisht Rexhepi ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës, tek disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur pas kontrolleve të ushtruara në adresën e dhënë.
Më pas 58-vjeçari ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë.
Dyshohet që fëmija të jetë larguar jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë