Zhduket prej 4 ditësh 66-vjeçari në Përmet, apeli i bashkëshortes: Më gjeni burrin

8 Nëntor 2025 | 10:10

Një 66-vjeçar nga fshati Leshnicë i Përmetit, prej katër ditësh figuron i zhdukur ndërsa familjarët apelojnë për mbështetje nga strukturat shtetërore në operacionin e kërkimit.

Sipas tyre, Agron Çumani u largua nga shtëpia mëngjesin e datës 4 nëntor dhe nuk është kthyer më, ndërsa kohët e fundit kishte shfaqur shenja të lehta humbjeje kujtese.

“Kërkuam vërdallë dhe nuk e gjetëm. Në orën 8 të mbrëmjes kam shkuar në polici, bëra denoncimin dhe ata lëvizën së bashku me të afërmit. Kam kërkuar tërë natën, por nuk gjetën gjë. Kërkojmë nga organet kompetente të na gjendet zgjidhja, të gjendet burri im, se vajti katër ditë dhe ujë në zjarr nuk është vënë. Prandaj dua ndihmë,” thotë bashkëshortja e tij, Flutura Çumani.

Shqetësim për banorët është fakti që në këtë zonë, vitet e fundit, figurojnë të zhdukur edhe dy persona të tjerë.

Nga ana e saj, policia lokale pohon se vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e 66-vjeçarit Çumani.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026