Zhgënjyesit e Hungaroring 2024

24 Korrik 2024 | 19:14

Botërori i Formula 1 që transmetohet në Euronews Albania dhe IN radio është në prag të pushimeve verore. Gara e 13’të u zhvillua në Hungari dhe në vazhdim do t’ju njohim me pilotët dhe skuadrat që zhgënjyen në cirkuitin e Budapestit…


Max Verstappen – është në serinë më të dobët pas 3 garave të para në vitin 2021. Holandezi ka marrë disa vende të 5’ta dhe vetëm një vend të dytë në Silverstone. Kontakti me Lewis Hamilton në kthesën e 1’rë ishte i 2’ti në 3 evente pas përplasjes me Lando Norris në Austri që zgjati serinë pa fitore në 3 gara. Kryesimi në klasifikimin për pilotë u reduktua në 76 pikë duke treguar se nuk është në formën më të mirë në prag të garës së shtëpisë në Spa.


Red Bull – Spekullimet për të ardhmen e Sergio Perez lidhen me paraqitjen e dobët që po vë në dyshim titullin e konstruktorëve. Meksikani ja doli që eleminimin në sesionin e 1’rë kualifikues ta shndërronte në vendin e 7’të në garë por nga Perez pritej një rezultat më i mirë në fundjavën që Verstappen nuk shkoi më larg se vendi i 5’të. Pas 13 garave një vit më parë, Red Bull kishte 540 pikë, më shumë se dyfishin e ndjekësit më të afërt. Këtë vit distance është vetëm 51 pikë kur duhen 11 gara deri në fund.

Daniel Ricciardo – u kualifikua në vendin e 9’të, përpara Yuki Tsunoda’s duke menaxhuar më mirë kushtet e paqëndrueshme në Provat Zyrtare. Megjithatë gara e tij përfundoi shumë shpejt për shkak të strategjisë në pit stop që e nxori atë në trafik duke i dhënë fund shpresave për të hyrë në zonën e pikëve. Australiani u shfaq i nervozuar në fund pasi ka nevojë për disa gara të mira që të sigurojë kontratën me familjen e Red Bull për sezonin e ardhshëm.


Alpine – la pas një fundjavë të dhimbshme ku dy makinat e saj ishin më të ngadaltat në pistë, sërish pas startit në Bahrein. Edhe gara nuk ndryshoi asgjë kur Pierre Gasly u tërhoq ndërsa Esteban Ocon u rendit në vendin e 18’të. Ky ishte eventi i 2’të rradhazi pa pikë që mungoi të përsëriste momentum’in e ndërtuar në Monako, Kanada, Spanjë dhe Austri.
Sergio Perez – zhvilloi një garë në sulm në një pistë ku parakalimet janë një art më vete. U nis nga vendi i 16’të dhe përfundoi në të 7’in por kjo nuk e ndihmoi që të provonte se është piloti i duhur për Red Bull. Ai mbylli garën e 7’të jashtë 6 vendeve të para në një moment kur Norris grumbulloi më shumë pikë në Hungari se sa Perez ka bërë në 6 garat e fundit sëbashku. Ai shpreson që gara e rradhës në Spa të kthejë fatin në anën e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024