Zhongleri i shijeve| Jetmiri, baristi nga Prishtina që kthen në art filxhanin e kafes
“Gjithmonë baristi, qoftë i mirë apo i thjeshtë, ekspresin duhet ta përgatisë me shumë dashuri. Sepse një kafe ekspres e nervozon klientin nëse është e keqe dhe e bën të ndihet mirë nëse është e mirë. ”
Jetmir Maliqi prej më shumë se 20 vitesh iu shërben klientëve të tij, duke iu ofruar jo vetëm një nga kafet më të veçanta që kanë pirë ndonjëherë, por edhe dashurinë e tij për të. Në Kosovë e jo vetëm ai njihet për talentin, dizenjot e veçanta, dhe thotë se çdo ditë ndihet i motivuar që të zhvillojë diçka të re. Teksa përgatiste një nga porositë e tij, Jetmiri na shpjegon sa e rëndësishme është të ndjekësh hapat e duhur për të bërë një kafe perfekte, nga sasia e kafesë që duhet përdorur, mënyra si duhet përgatitur qumështi, për të arritur në dizenjon finale. Por për të një gjë ka shumë rendësi.
“Unë dalloj pak më shumë nga të tjerët, sepse e njoh më në detaje kokrrën e kafesë, origjinën e saj. Ato ndahen në arabica dhe arabusta dhe kombinimet mes tyre na japin shijen e kafeve që në konsumojmë në baret dhe kafenetë tona”, shpjegon ai.
Përveç ‘Latte Art’, me format tradicionale të njohura; zemrat dhe mjellmat, Jetmiri ka zgjedhur të eksplorojë, duke vizatuar portretet e shumë personazheve të njohur të botës së artit dhe historisë. Por në mendjen dhe zemrën e tij gjithmonë mbetet një portret.
“Kam bërë shpeshherë kafe të veçanta. Sepse gjithmonë kam arritur të krijoj dizenjo të veçanta për klientët e mi. Por deri tani më ka bërë përshtypje më së shumti një kafe me figurën e komandantit Adem Jashari”, thotë Jetmiri.
Jetmiri na tregon se të gjithë klientët kanë një vend të veçantë për të, por ata që pëlqejnë kafet e tij janë më të preferuarit
“Ka pasur raste që klientët e kanë marrë kafenë dhe kanë harruar ta konsumojnë, pasi janë habitur nga fotografia që iu kam bërë”, thotë ai.
I dalluar për vullnetin dhe punën, ai iu kërkon kolegëve të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre dhe të kenë shumë durim, sepse puna që ato bëjnë është më shumë se të bërit thjesht një kafe.
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng