Zhupa: PD do ta çojë në Kushtetuese ligjin për portet turistike, cënon barazinë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar projektligjin për portet turistike, duke e cilësuar si antikushtetues dhe duke njoftuar se PD do ta çojë në Gjykata Kushtetuese.
Sipas Zhupës, ndryshimi ligjor parashikon që subjektet me statusin e “Investitorit Strategjik” të përjashtohen nga procedurat koncesionare dhe konkurrimi i hapur, duke u dhënë atyre të drejtën e ndërtimit dhe menaxhimit të portit përkatës në mënyrë të përhershme.
Deputetja thekson se kjo cënon parimin e barazisë para ligjit, kufizon konkurrencën dhe transparencën, dhe bie ndesh me interesin publik, pasi portet turistike janë pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare, të lidhur me sovranitetin, sigurinë detare dhe zhvillimin ekonomik.
Zhupa kujton se ligji për investimet strategjike skadon më 31 dhjetor 2026 dhe pyet se pse ndryshimi ligjor është i nevojshëm për vetëm gjashtë muaj, duke theksuar se ndërhyrja në ligj për të përjashtuar një kategori investitorësh cenon sigurinë juridike.
Ajo gjithashtu nënvizon detyrimin kushtetues të Shqipërisë për harmonizimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian në fushat e prokurimit publik, koncesioneve, ndihmës shtetërore dhe konkurrencës së lirë.
PD thotë se projektligji:
- cenon barazinë para ligjit;
- paralizon konkurrencën e lirë pa justifikim;
- shkatërron mekanizmat e transparencës dhe llogaridhënies;
- dhuron pronën publike te një subjekt privat përjetësisht;
- bie ndesh me sigurinë juridike dhe angazhimet evropiane të Shqipërisë.
Për këto arsye, Partia Demokratike ka vendosur ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe të informojë institucionet e Bashkimit Evropian, duke ndjekur vazhdimisht këtë proces.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij