Zhurma ndaj meje është krijuar prej disa grupeve të vogla interesi, thotë prezantuesja Alketa Vejsiu
“Më është bërë një gjyq publik, që është gati-gati absurd, nuk i detyrohem askujt asnjë shpjegim, nuk mendoj që kam përpara asnjë hetues, asnjë prokuror,” me këto fjalë komentoi prezantuesja dhe sipërmarrësja Alketa Vejsiu lumin e diskutimit, siç e quajti ajo të eksperiencës së saj në festivalin italian të muzikës, Sanremo.
Ajo tha megjithatë se ka vendosur të zbatojë këshillën e mentorit të saj mediatik, që tek publiku të përcjellë vetëm pozitivitet.
Vejsiu falënderoi gjithashtu median dhe publikun shqiptar për mbështetjen e ofruar ndaj saj.
“Dua të them vetëm fjalinë që me ka bërë të ndihem e mbushur dhe me zemrën plotë : “Ti frymëzon”. “Ti na bën të ndihemi krenarë”. Kaq më duhet nga e gjithë kjo përvojë. Kjo është ajo për të cilën punoj në fund të ditës. Kjo është duartrokitja për mua”, tha prezantuesja e njohur.
Vejsiu shtoi se asaj i kanë lënë përshtypje pozitive dy eksperiencat, si Festivali Kombëtar, ashtu edhe Sanremo.
“Mua më ka mbetur një ndjesi e mirë në zemër se mendoj që kjo zhurma që është krijuar nga grupe të vogla interesi bën më shumë zhurmë sesa e mira dhe kjo është sfida ime,” shtoi prezantuesja.
Sipas saj, zhurma e krijuar ishte një sinjal pozitiv për ringjalljen e festivalit, i cili vite më parë nuk diskutohej.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…