Zjarr i qëllimshëm në Berat, shpëtohet kurora me pisha
11 Qershor 2024 |
19:49
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të kurorës me pisha, në fshatin Veterrik në Berat. Zjarri ka përparuar me shpejtësi drejt pishave, i favorizuar nga temperaturat e larta. Pas njoftimit të marrë, në zonën e zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrfikëseje me 8 efektivë, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 300 m2 me shkurre e ferra, ndërkohë që fatmirësisht nuk u prek nga zjarri dhe shpëtoi pa u djegur kurora me pisha. Mësohet se shërbimet zjarrfikëse se po monitorojnë disa vatra të vogla zjarri për të shmangur riaktivizimin e tyre. Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, zjarri ka qenë i qëllimshëm.
LEXO GJITHASHTU:
- Gjykata vendosi që Berisha të jetë kryetar i PD, flet për herë të parë Lulzim Basha
- Apeli e njohu si kryetar të PD, reagon për herë të parë Sali Berisha
Lajme të Sugjeruara
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik