Apeli e njohu si kryetar të PD, reagon për herë të parë Sali Berisha

11 Qershor 2024 | 14:28

Pas vendimit të marrë këtë të martë nga Gjyakata e Apelit, e cila vendosi që vulën e partisë Demokratike ta mbajë Sali Berisha si kryetar, ky i fundit ka reaguar me anë të një statusi në Facebook.

Me anë të postimit të tij, kryetari i Partisë Demokratike ka falenderuar të gjithë demokratët që e mbështetën në kuvendin e 11 Dhjetorit. Ai tha se kjo nuk është një fitore vetëm e tij, por e demokracisë. Ai shprehet gjithashtu se dera e Partisë Demokratike për të gjithë ata që mendojnë ndryshe.

“Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH!

Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizante dhe simpatizantë të PD.

Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit!

Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët!

Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken! Qëndruan për Flamur!

Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet.

Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre!

Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar! Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona. Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama.

Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë! O sot o kurrë!

Saga e gjyqeve për vulën e PD:

25 mars 2022: Regjistrohet Kuvendi i 11 dhjetorit me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të gjyqtarit Agron Zhukri, Sali Berisha njihet kryetar i PD.

23 mars 2023: Rrëzohet vendimi i gjyqtarit Zhukri, kthehet në Shkallë të Parë me trupë tjetër. Kryetari i PD-së njihet Lulzim Basha.

27 dhjetor: Gjykata e Lartë e kthen në Apel me trupë tjetër dhe kërkon zgjidhje përfundimtare. Kryetari i PD vijon të jetë Basha.

11 qershor: Gjykata e Apelit kalon vulën e PD te Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026